
Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridës kanë kryer patrullime të rregullta përgjatë kufirit të Kosovës. KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi, duke theksuar se misioni vazhdon të kujdeset për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Pamjet janë publikuar në një kohë kur janë hedhur ide dhe ka pasur diskutime mbi një reduktim të trupave amerikane në Kosovë. Kjo ide ka sjellë reagimin edhe të kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, republikanë dhe demokratë, që i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për të mos ndërmarrë një hap të tillë, lidhur me tërheqjen apo reduktimin e trupave amerikane.
Hidhni nje sy edhe jugut te Shqipnise!