TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2025, 09:20

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje për ngjarjen në Lipjan

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje për

Një trup i pajetë është gjetur i varrosur në një arë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të Lipjanit. Policia ka konfirmuar viktima është mashkull i moshës rreth 50-60 vjeç. Trupi është cilësuar si “i freskët” nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, çka nënkupton se vdekja ka ndodhur së fundmi.

Autoritetet ende nuk ka mundur të identifikojnë viktimën, ndonëse dyshohet se bëhet fjalë për Enver Bajraktarin, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij disa ditë më parë.

Policia ka marrë në pyetje 4 persona, të gjithë meshkuj kosovarë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Deri në këtë fazë, nuk ka informacione zyrtare mbi motivet e mundshme apo të dyshuarit, shkruajnë mediat e Kosovës.

Kjo ngjarje mbetet një rast serioz që kërkon hetim të thelluar dhe transparencë nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimën dhe familjen e tij.

Lini një Përgjigje