TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Tetor 2023, 22:29

Tensionet në veri të Kosovës, KFOR-it i shtohen 130 ushtarë rumunë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, KFOR-it i shtohen 130 ushtarë

Ministria rumune e Mbrojtjes ka bërë të ditur se KFOR-it i janë shtuar edhe 130 ushtarë rumunë, kjo për shkak të kërkesës që ka bërë selia e NATO-s.

Në njoftim thuhet se tashmë numri i ushtarëve rumunë në Kosovë shkon në 210.

“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë rumune të Mbrojtjes. 

Në njoftim tregohet gjithashtu edhe arsyeja për rritjen e numrit të ushtarëve rumunë. 

“Vendimi për shtimin e forcave rumune është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor”, njoftoi ministria rumune e Mbrojtjes.

kfor ushtare lufte

Lini një Përgjigje