TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Qershor 2023, 08:40

Tensionet në Veri, politologu serb: Diçka po zien me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, politologu serb: Diçka po zien me Kosovën

Politologu serb Boris Varga, teksa po fliste për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, tha se diçka po luhet me këtë të fundit që sipas tij është e përshtatshme për Perëndimin.

I ftuar në “Euronews Albania”, Vraga deklaroi se Serbia është shtet i kapur nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Serbia para shumë vitesh ka rrëshqitur nga rruga e tranzicionit demokratik dhe në këtë moment është shtet dhe shoqëri e pushtuar, ose ekziston i ashtuquajturi shtet i kapur nga një njeri, Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe klika e tij, ose bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga partia e tij Përparimtare serbe. Pas rënies së liderit serb Slobodan Millosheviç në vitin 2000, një rritje e shpejtë në ndërtimin e institucioneve demokratike në Serbi dhe kthimi i republikës në kursin e integrimit me Evropën Perëndimore, ku tashmë kishte një Jugosllavi socialiste në fund të viteve 1980. Ndërkohë, ndodhi atentati ndaj kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili tregoi se sa e brishtë është demokracia serbe, sa krimi i organizuar dhe lobimi i kriminelëve të luftës nga lufta e viteve të 90 kishte ndikim në Serbi. Aleksandër Vuçiç ju ofrua votuesve serbë nga Perëndimi dhe Lindja si partner, si zgjidhje. Por, në fakt ai e realizoi vetëm agjendën e tij populiste dhe nacionaliste me përdorimin e shtetit për pasurimin e jashtëzakonshëm të individëve, gjë që dëshmohet nga afera të shumta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbyllin sytë para gjithë kësaj dhe e tolerojnë regjimin në Beograd që të bëjë atë që bën, për shkak të zgjidhjes prioritare të problemit, e kjo është zgjidhja e çështjes së Kosovës. Për dallim nga paraardhësit e tij, Vuçiç pranoi të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por këtë e bën vetëm në mënyrë deklarative. Përshtypja është se diçka po luhet me Kosovën, e cila është po aq e përshtatshme për Perëndimin”, tha ai.

veri kosove politologu serb

Lini një Përgjigje