TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2023, 07:45

Tensionet në veri, Lajçak thirrje Kosovës dhe Serbisë: Fokusohuni në normalizimin e marrëdhënieve

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, Lajçak thirrje Kosovës dhe Serbisë:

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Lajçak është shprehur se këtë javë ka punuar në dokumente, të cilat i ka quajtur të rëndësishme, për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë kësaj jave, Lajçaku shton se është thelluar edhe më shumë në gjendjen aktuale në rajon, të cilën në disa raste, ai e ka quajtur shqetësuese. Më tej, ai tha se nga palët që të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve.

“U takova gjithashtu me deputetin e Parlamentit Evropian, Matjaz Nemec, për të diskutuar perspektivat tona për ecurinë e dialogut dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor më gjerë në Parlamentin e BE-së. Është gjithmonë e dobishme të shkëmbehen pikëpamje për të qëndruar të përditësuar mbi zhvillimet e fundit”, thekson Lajçak.

Më tej, i dërguari i BE konfirmon se ka zhvilluar biseda telefonike produktive me partnerët në terren për të kuptuar më mirë gjendjen dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

kosove serbi lajcak normalizim marredhenie

Lini një Përgjigje