TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Prill 2023, 18:22

Urimi i Kurtit për Pashkët, reagon Petkoviç: Mos u shqetëso për serbët, ata kanë presidentin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Urimi i Kurtit për Pashkët, reagon Petkoviç: Mos u

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar pas urimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë ku u shpreh se do të kujdesen për ta.

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Petkoviç u shpreh se  Kurti nuk ka pse të shqetësohet për serbët.

“Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët,” shktoi Petkoviç duke përmendur “sulmet etnike”, që ai propagandon se po kryhen ndaj serbëve.

“Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiçin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviç.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku uroi Pashkët për besimtarët ortodoksë.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës të fesë ortodokse ju uroj Pashkët.

Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë. Gëzuar Pashkët”, ka thënë Kurti sot në një video-mesazh.

 

kurti petar petkoviç

Lini një Përgjigje