TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Prill 2023, 14:01

Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të zbatohet plotësisht dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Ai ka shkruar se në dy vjetët e fundit, Kosova ka kaluar duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

Më 18 mars në Ohër Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet  plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kujtojmë më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes sipas planit evropian.

Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

marrëveshja e ohrit albin kurti

Lini një Përgjigje