TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Qershor 2023, 17:55

Tensionet në veri, Kurti bën një hap pas; lejohet hyrja e kamionëve me targa serbe, por pa ngarkesë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, Kurti bën një hap pas; lejohet hyrja e

Qeveria e Kurtit ka ndryshuar vendimin lidhur me hyrjen në Kosovë të kamionëve me ngarkesë nga Serbia, që u vendos ditën kur u rrëmbyen tre policët kosovarë në veri.

Kryeministri Albin Kurti duket se ka vendosur të bëjë hapa pas për të shtensionuar situatën, si duket dhe nga presioni i ndërkombëtarëve.

Deri më sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuara të futen në Kosovë, si masë e marrë për arsye sigurie nga situata e krijuar.

Tani me ndryshimin e vendimit, në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që ato nuk kanë ngarkesa me origjinë nga Serbia dhe kjo sipas autoriteteve kosovare, për shkaqe sigurie, raporton Koha Ditore. 

kosovë veto kamionëve

Lini një Përgjigje