
I akuzuar për dhunë ndaj të burgosurve shqiptarë, arrestohet një person në Kosovë. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar një shtetas serb i identifikuar si Dragisha Milenkoviç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë, e ka keqtrajtuar të burgosur shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999).
Sipas policisë, ai ka ushtruar në mënyrë sistematike torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore ndaj të shqiptarëve në burgun e Lipjanit. Bëhet me dije se këto veprime janë kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar një armë zjarri- tipit “Zastava”, 136 fishek të kalibrit 9x19mm, thikë ushtarake e tipit SOG ‘Speciality Knives’, shufër metalike “Taiwan”, dokumente, vendime dhe celular.
Pas arrestimit të tij, disa qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre duke protestuar në qendër të Graçanicës.
Lini një Përgjigje