TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 16:54

Tensionet në komunat veriore të Kosovës, KFOR-i shpërndan protestuesit në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në komunat veriore të Kosovës, KFOR-i shpërndan

Misioni paqeruajtës i NATO-s ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. KFOR-i Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk ju bindën thirrjes së tij.

"Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohun nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Ndërkohë kujtojmë se më herët në Zubin Potok protestuesit serb, të mbledhur para ndërtesës së komunës, janë shpërndarë. Ata paralajmëruan protestë të ngjashme për të martën.

Protestuesit e shumtë janë shprehur se nuk do t’i ndalin protestat deri sa policia e Kosovës të largohet nga komunat në veri.

kosovë zveçan kfor

Lini një Përgjigje