TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2024, 22:02

Të shtëna me armë në Kosovë, një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Kosovë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë ku një person është plagosur me armë zjarri.

Të shtënat me armë u dëgjuan në Fushë-Kosovë, ku në rrethana ende të paqarta, një person u plagos me armë.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identiteteve.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

 

Lini një Përgjigje