
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se ekipi i formuar të premten për të luftuar kundër pranimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës, ka nisur të japë efekt.
Vuçiç tha se disa shtete europiane u përpoqën të mbyllin sa më shpejt të gjitha procedurat për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës para vendimit të Asamblesë Parlamentare, por sipas tij, falë ndërhyrjes së dy vendeve pro Serbisë, një gjë e tillë u pengua.
Ai u tha gazetarëve në Zemun se lufta për pranimin e Kosovës tashmë është duke vazhduar dhe do të vazhdojë. Ai theksoi se pozita e Serbisë në disa çështje është më e mirë, në të tjera më e vështirë, por se vendi ka nevojë për unitet “dhe të jetë sa më i qëndrueshëm dhe i fortë”.
“Nuk na presin ditë të lehta për sa i përket vendimeve për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, OKB, presionin intensiv nga rajoni, Evropa dhe bota, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara. Nuk bëhet fjalë për kotësi dhe dallime partiake, por nëse mund të bëjmë diçka për vendin tonë", theksoi ai, raporton "Danas".
Lini një Përgjigje