TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2023, 08:38

Takimi me Vuçiç, Kurti jep “llogari” sot para deputetëve për marrëveshjen e Ohrit

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Vuçiç, Kurti jep “llogari” sot para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare e cila do të mbahet sot në Kuvend, do të raportojë për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Kjo është pika e pestë e rendit të ditës, në seancën e cila është caktuar të hënën nga Kryesia e Kuvendit.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.

Të shtunë e javës që shkoj, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është arritur marrëveshje mbi Aneksin e zbatimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, pas përfundimit të diskutimeve mes palëve ka kumtuar se Marrëveshja dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara, bazuar në deklaratën e tij. Kurti ishte i gatshëm të vinte firmë mbi të, por Vuçiçi refuzoi.

Por Borrelli e bëri të qartë se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit do të bëhen pjesë integrale të procesit të anëtarësimit në BE, për Serbinë e Kosovën.

Ndërkohë që Kuvendi në seancën e së enjtes pritet të shqyrtojë edhe Propozim-rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje