
Ka nisur takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi po mbahet në Presidencë.
Pas takimit me Presidenten Osmani, Stoltenberg do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, takim që pritet të nisë në orën 16:35.
Ndërkohë si pasojë e vizitës së Stoltenberg, forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës.
Lini një Përgjigje