TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Nëntor 2023, 22:21

Dialogu Kosovë-Serbi, Sadri Ramabaja: Beogradi ka mbështetje ushtarake nga Rusia dhe Kina

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Sadri Ramabaja: Beogradi ka mbështetje ushtarake

Analisti Sadri Ramabaja foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në një intervistë për Ora News, Ramabaja u shpreh se Serbia tek Kina dhe Rusia ka gjetur mbështetje ushtarake, ndërsa te BE ka gjetur bankën për mbështetje financiare.

"Kosova dhe përgjithësisht i gjithë Kombi shqiptar ndodhen në pozicionin më të mirë të mundshëm që prej vitesh të tëra. Së paku prej gjatë gjithë këtij shekulli. Diplomatikisht Kosova është pozicionuar qartë në pjesën perëndimore.

Në familjen europiane të cilës i përket. Nuk ka dilema në këtë rrafsh, është pjesë e perspektivës përëndimore. Po punohet që Kosova të futet sa më shpejt në strukturat e sigurisë.

Pala serbe ka pasur pozicion të jashtëzakonshëm që nga përfundimi i luftës sepse ishte trajtuar mirë nga perëndimi. Te BE Serbia ka gjetur bankën për mbështetje financiare, kurse tek Rusia e Kina ka gjetur mbështetjen ushtarake dhe të sigurisë", tha Ramabaja.

 

sadri ramabaja dialog kosove serbi rusi kine

Lini një Përgjigje