TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Qershor 2024, 12:03

Skandali me Byronë e Sigurimeve në Kosovë, merr përmasa të frikshme: Guvernatori tenton të manipulojë organet e Drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me Byronë e Sigurimeve në Kosovë, merr përmasa
Guvernatori Ahmet Ismaili /

Guvernatori Ahmet Ismaili, ua ‘rrahu duart’ me ca vërejtje ish menaxhmentit të BKS-së që t’i ikin ndjekjes penale të ministrit të Financave Hekuran Murati edhe pse çështja ka kaluar në Prokuroria; por e futi shokun e vet Shefik Gerbovcin në telashe duke tentuar të fshehë krimet financiare në fushën e sigurimeve...

Shefik Gerbovci, tashmë drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) u zgjodh në këtë pozitë me një akrobaci të paparë duke u munduar që të manipulojë opinionin se po respekton gjoja parimet e konkurrencës së hapur.

Nuk kishte përzgjedhje të kompanisë intervistuese, sipas ndonjë konkursi publik që do të intervistonte kandidatët për drejtor. Pati vetëm një “konkurs” të brendshëm, ku në një panel me përbërje prej tre vetash, Gerbovci u zgjodh si drejtor edhe pse punon si aktuar për dy nga kompanitë përfaqësues të të cilave morën pjesë në intervistim.

Tri kompanitë e sigurimeve që morën pjesë në panelin intervistues me përfaqësues të tyre janë Kompania e Sigurimeve “Siguria”, Kompania e Sigurimeve “Skardian”, si dhe Kompania “Eurosing”.

Pamfleti mëson se Gerbovci është aktuar në kompaninë Skardian si dhe në kompaninë “Siguria” që është konflikt i hapur interesi. Mirëpo, deri sot, asnjë reagim nuk ka pasur për këtë skandal nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK) dhe as nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferave.

Pse të zgjidhet drejtor Shefik Gerbovci?

Si ish drejtor i Byrosë për informim pranë BKS-së ka përgjegjësi të drejtpërdrejt për zhvatjen e milionave nga parat e taksapagueve në policat kufitare. Gerbovci udhëhiqte fillimisht këtë zyrë në kohën kur drejtor i BKS-së ishte Sami Mazreku.

Ju zhdukën dhe u kopjuan informatat me virusin ‘Randsomweare’ në janar të vitit 2023 dhe Shefiku u shpërblye me pozitën e drejtorit. Apo ndoshta shpërblimi i erdhi pasi informatat e qytetarëve i nxori jashtë shtetit pa lejen e Bankës Qendrore, e cila në raport dhe në mënyrë eksplicite i tregon sa ka bërë një veprim të paligjshëm.

Po ashtu janë rreth 400.000 qytetarë të Kosovës që kanë regjistruar dhe siguruar automjetet dhe të dhënat e tyre personale janë transferuar në serverë online të kompanive të huaja, veprim ky jo vetëm i jashtëligjshëm, por edhe i rrezikshëm për sigurinë personale dhe nacionale të vendit.

Gerbovci është drejtori i preferuar i guvernatorit Ismaili për të fshehur krimet financiare në BKS, alias njeriu lehtësisht i shantazhuar, ashtu siç e do sistemi në fushën e sigurimeve.

Pra edhe vet Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka marrë masa ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme për lirimin e kryesuesit të saj, Agim Elshanit.

Ndërsa, ish-drejtorit ekzekutiv, Sami Mazrekut i është ndaluar shërbimi në fushën e sigurimeve për një afat prej pesë vitesh. Këto masa apo ‘rrahje duarsh’ u bënë vetëm sa për t’i ikur ndjekjes penale Mazreku me shokët. Megjithëse guvernatori është i informuar se kanë nisur hetimet ndaj Mazrekut dhe anëtarëve të tjerë të bordit të BKS-së, si dhe janë intervistuar nga autoritetet e Policisë dhe çështja ka kaluar në Prokurori për çka Pamfleti ka raportuar në vazhdimësi.

BQK-ja sipas procedurave tani pritet të certifikojë Gerbovcin për drejtor.

A do të certifikohet Gerbovci edhe pas gjithë shkeljeve të bëra nga ana e tij në BKS, si ish drejtor i Qendrës Informative ku në raportin e ekzaminimit që posedojmë kanë ndodhur shkelje flagrante, si mik i Besarb Blakaj, njeriu që nxit dhe kontrollon krimin në fushën e sigurimeve, një pjesë prej të cilave i kemi raportuar dhe ne si media?

A është BQK e informuar se Gerbovci është aktuar në dy prej kompanive që kanë qenë në panel të intervistimit.

A nuk është kjo një konflikt i pastër interesi?

BQK-ja ende nuk është përgjigjur për Pamfletin në pyetjet e adresuara ditë më parë./Pamfleti

guvernatori ahmet ismaili byroja e sigurimeve kosova

Lini një Përgjigje