
Një grabitje si në filma ka ndodhur në Suharekë. Fillimisht u njoftua se ishte grabitur një argjendari, teksa nga detajet që ka nxjerrë policia tregohet qartë se kemi të bëjmë me një ngjarje mjaft të rëndë.
Në një video të filmuar nga qytetarët shihen 4 persona të armatosur dhe me maska që hyjnë në argjendari dhe më pas përplasen me policinë. Një efektiv mbeti i plagosur.
“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb. Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë policia.
Lini një Përgjigje