
Një zyrtar i policisë së Kosovës është plagosur pasditen e të mërkurës në Suharekë.
Mediat vendase shkruajnë se katër persona kanë qëlluar me armë në drejtim të tij, në momentin kur kanë hyrë për të grabitur një dyqan argjendarie.
Polici i plagosur është dërguar në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa raportohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje