TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 08:43

Shkupi "kërcënon" Vuçiç dhe Ramën: Nëse vërtetohet përfshirja e Serbisë në sulmin e Kosovës, do tërhiqemi nga “Ballkani i Hapur”

Shkruar nga Pamfleti

Shkupi "kërcënon" Vuçiç dhe Ramën:

Maqedonia e Veriut do të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në nismën ‘Ballkani i Hapur’ nëse vërtetohet se Serbia ka qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, theksoi se pas atij sulmi terrorist, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë.

Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha Osmani në TV Telma.

Sipas tij, nëse vërtetohet se grupi kriminal është mbështetur nga shteti i Serbisë pjesëmarrja do ishte e pamundur, pasi qëllimi i Ballkanit të Hapur, mbi të gjitha ishte pajtimi mes vendeve të Ballkani Perëndimor. 

“Sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen e shteteve tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur”, mbi të gjitha ishte pajtimi. Ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, theksoi Osmani.

maqedonia e veriut ballkani i hapur serbia sulm

Lini një Përgjigje