Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku tre këmbësorë janë aksidentuar për vdekje, nga një shofer i cili ka humbur kontrollin e makinës.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, janë arrestuar dy persona. Njëri prej të arrestuarve është Arlind Syla, ndërsa tjetri Irfan Hotin nga fshati Dejnë.
Të rinjtë që humbën jetën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona. Sipas raportimeve të para, dyshohet se disa persona ishin duke zhvilluar gara me makina, ndërsa disa të rinj të tjerë ishin mbledhur për t’i shikuar. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:45.
Lini një Përgjigje