
Janë zbuluar detaje të reja për tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Kosovë.
Sipas mediave dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.
"Lajm i dhimbshëm për të gjithë ne. Sonte humbën jetën tragjikisht dy ish futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi e klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi", shkruhej në postim.
Lini një Përgjigje