
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti i aksidentit.
Detaje të reja nga aksidenti i rëndë, me pasojë vdekjen e 3 të rinjve, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit në Kosovë.
Mësohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.
Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina.
Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti i aksidentit.
Këto pamje janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
Lini një Përgjigje