TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Mars 2023, 22:59

Sërish incidente në veri të Kosovës, policia qëllon në drejtim të një automjeti

Shkruar nga Pamfleti

Sërish incidente në veri të Kosovës, policia qëllon

Sërish incidente në veri të Kosovës. Policia e Mitrovicës ka njoftuar se sonte në orët e mbrëmjes, një automjet duke mos ndaluar pas sinjalizimit të policisë, ka rrezikuar jetën e disa efektivëve në një pikë kontrolli në veri të vendit.

Për pasojë një polic ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që ka ikur nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale.

Më datë 9 mars 2023, rreth orës 19:20, përderisa njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit Audi. Zyrtarët policorë në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndalojë për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim,  ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

kosove incidente veri

Lini një Përgjigje