TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Prill 2024, 13:52

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, pakica serbe bojkoton; çfarë pasojash sjell  

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, pakica serbe bojkoton;

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar të premten e kaluar (5 prill ) që do të zgjasë deri më 17 maj në terë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky do të jetë regjistrimi i parë i popullsisë prej vitit 2011 dhe për herë të parë do ta përfshijë edhe komunitetin serb në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

ASK-ja tha se të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtar i moshës madhore, mbi 16 vjeç, nëse personat janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i japë të dhënat. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Ndërsa për biznese deri në 20.000 euro.

Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë gjatë vitit 2011 nuk u zhvillua në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, sepse, ishte bojkotuar nga serbët lokalë. Bojkotimi pritet edhe tek ky vit i regjistrim që veç ka filluar, pasi partia më e madhe e pakicës serbëve në Kosovë,  Lista Srpska ju ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë tha se « autoritetet e Kosovës po përgatiten që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

“Gjatë procesit të regjistrimit, qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, zhdukur, plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999”, tha Albin Kurti gjatë një takimi me kryetarë të komunave të Kosovës.

Në Serbi, përkunder presionit, eskodit qe njihen si spastrime etnike, shqiptaret nga viti 1981 deri sot kanë trefishuar numrin e tyre në Luginën e Preshevës. Ja faktet:

-Regjistrimi i vitit 1981 Presheva kishte 31.098 shqiptare apo Lugina mbi 50.000 banore

-Regjistrimi i vitit 1991 Lugina kishte 78.971 shqiptarë.

-Regjistrimi i vitit 2002: Presheva 35.000 apo Lugina me mbi 85.000 banore (Bujanoci 43.000 dhe Medvegja  me 7.400 banorë

-Regjistrimi i vitit 2022: Lugian e behet me mbi 100.000 shquptare (Presheva me 59.024, Bujanoc me 54.529 dhe Medvegj me  8.505)

Lini një Përgjigje