TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2023, 18:20

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës, marshimit i bashkohen edhe familjarët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës,

Sot në Prishtinë ka nisur një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta e nxitur nga vrasja mizore e 33-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit të mërkurën e 29 nëntorit, nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.

Protestuesit përmendën emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

“Poshtë patriarkati” dhe “nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga thirrjet tjera në protestë.

Pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa të pranishëm janë parë edhe deputetë dhe përfaqësues të institucioneve.

“Një numër i madh edhe i familjarëve të Liridona Ademajt janë të pranishëm. Ata kanë veshur bluza me fotografinë e Liridonës”, tha gazetarja në Kosovë.

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit e tjerë që dyshohet se organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij.

Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi një muaj paraburgim  për tre të akuzuarit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës,

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës,

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës,

prishtine vrasje liridona

Lini një Përgjigje