TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Korrik 2023, 12:19

“Po sanksionohemi nga SHBA dhe BE”, PDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“Po sanksionohemi nga SHBA dhe BE”, PDK kërkon

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kështu është shprehur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ky Kuvend nuk e meriton as edhe një ditë të vetme të shfrytëzoj taksat e qytetarëve kur është kaq jofunksional. Si grup parlamentar i PDK-së dhe si parti tashmë kemi një vendim ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional i cili po i shkakton më shumë dëm kësaj Republike sesa po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë edhe mundësinë kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëj Kuvendin ose të japë dorëheqje, dhe koha është që vendi ynë të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha Tahiri.

Gjithashtu ai shtoi se kriza në vend po thellohet çdo ditë e më shumë dhe se Kosova po sanksionohet nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Tahiri bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend.

pdk kosova zgjedhje sanksione be shba

Lini një Përgjigje