TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Korrik 2023, 08:12

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar: Hapi i parë për
Gabriel Escobar

Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar ka deklaruar se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës pas konflikteve me Serbinë.

“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen për të tërhequr vëmendjen. Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët. Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE’së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe”, ka thënë Escobar.

Ai është shgprehur se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë një amrrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy palëve.

“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj”, tha Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT).

Më tej, diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

“Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj”, u shpreh Gabriel Escobar.

kosove serbi zgjedhje escobar

Lini një Përgjigje