TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Korrik 2023, 22:30

Tensionet Prishtinë-Beograd, Petkoviç akuza Sveçlës dhe policisë së Kosovës: Kriminelët e vetëm në veri jeni ju

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet Prishtinë-Beograd, Petkoviç akuza Sveçlës dhe

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Xhela Sveçla dhe policia e Kosovës janë kriminelët e vetëm në veri.

Sipas tij qëllimi i vetëm i përpjekjeve të Sveçelës për të kriminalizuar serbët nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, është të justifikojë praninë ilegale të njësive të tij policore, të cilat sipas tij terrorizojnë popullin serb ditë e natë.

Lufta hibride që Sveçlja po bën frikacakisht nga Prishtina kundër çdo gjëje serbe dhe veçanërisht veriut të Kosovës dhe Metohisë, ka rezultuar në faktin se nuk ka asnjë serb të ndershëm që publikisht ose fshehurazi do të pranonte të ishte alibi e Sveçlja-s në obsesionin e tij të sëmurë për të pushtuar veriun dhe për të dëbuar serbët. Ai kurrë nuk do të ketë sukses”, tha Petkoviç, raporton Novosti. 

petkoviç sveçla akuza

Lini një Përgjigje