
Të dërguarit e SHBA-BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk dhe Gabriel Escobar janë përplasur sot me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gervalla – Shwarz. Kjo e fundit sulmoi BE-në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin. Ajo e cilësoi BE-në një “Tigër prej letre”.
“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi fqinje po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa asnjë sanksion nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është BE-ja unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, është shprehur Gërvalla në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, të Forumit të Dubrovnikut.
Por Escobar ju kundërpërgjigj ministres duke thënë se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.
“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin”, ka theksuar diplomati amerikan.
Ndaj saj reagoi edhe Lajçak. Ai tha BE-ja është larg të qenit perfekt, por është më formacioni më i mirë. Ai gjithashtu është shprehur se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që duan të anëtarësohen në të.
“Gjëja e parë që dua të them është se BE-ja është larg të qenit perfekt, por është më e mira që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabilitet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së”, ka thënë emisari evropian.
Lini një Përgjigje