TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Korrik 2023, 09:51

“Kurti duhet të bindet pak më shumë”, Escobar thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos e humbni këtë rast, pranoni planin e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti duhet të bindet pak më shumë”, Escobar thirrje

Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza...

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ishte në Dubrovnik ku dhe ka komentuar situatën mes Kosovës e Serbisë.

Escobar në një konferencë për mediat duke komentuar situatën në Kosovës, theksoi se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”, tha Escobar, raporton Vijesti.

I pyetur lidhur me pasojat që mund të vijnë për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

Sa i takon situatës së krijuar nga qeveria e Kurtit, Escobar tha se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është me popullin dhe jo me ndonjë parti apo figurë kryesore.

Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Serbia dhe Kosova në shkurt e pranuan planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje.

Në tekstin e marrëveshjes thuhet se të dyja palët do të zhvillojnë "marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë të bazuar në të drejta të barabarta", se "do të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore" dhe se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por trazirat në veri të Kosovës në fund të majit po e kërcënojnë planin.

escobar tensionet veri

Lini një Përgjigje