TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 09:38

Përplasjet në veri, mediat serbe: Janë lënduar 50 protestues!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në veri, mediat serbe: Janë lënduar 50

Në veri të Metohisë së Kosovës, nata ka kaluar e qetë. Forcat e KFOR-it ishin rreth ndërtesës së pushtetit lokal në Zveçan, raporton "Kurir".

Nga katër serbët e arrestuar, dy janë ende në polici dhe janë transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës. Spitali ka konfirmuar se janë të paktën 50 serbë të lënduar, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, ka thënë se janë lënduar 41 pjesëtarë të KFOR-it. Serbët e ndaluar ende nuk janë liruar

Përfaqësuesi i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviç, ka thënë se serbët që u ndaluan dje në Zveçan, ende nuk janë liruar, duke shtuar se sipas premtimeve të KFOR-it, të gjithë pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës duhet të tërhiqen sot deri në orën 15.00.

Nedeljkoviç ka njoftuar gazetarët se mbrëmë rreth orës 21:30, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sërish me komandantin e KFOR-it, i cili u ka thënë se janë në pritje të shkresave për lirimin e serbëve të ndaluar.

përplasjet në veri mediat serbe

Lini një Përgjigje