TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Janar 2024, 15:36

Përjashtimi i dinarit serb, Kosova nuk bën asnjë hap pas: Rregullorja do të hyjë në fuqi nesër!

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtimi i dinarit serb, Kosova nuk bën asnjë hap pas:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar të mërkurën se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, do të hyjë në fuqi të enjten më 1 shkurt, ashtu siç parashihej.

Kjo vjen pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që Kosova ta shtyjë zbatimin e një vendimi të tillë, i cili e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend. Bislimi tha se do të sigurohet tranzicioni i lehtësuar.

"Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfere nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës se një shteti tjetër”, tha ai. 

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë. Bislimi nguli këmbë se rregullorja e BQK-së nuk ka të bëjë me dinarin serb në veçanti.

"Nuk ka dyshim se qëllimi final i rregullores është edhe mbrojtja e konsumatorit dhe pagesave në Republikën e Kosovës. Synim i rregullores nuk ka qenë dhe as nuk është caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim meqë kjo është caktuar shumë më herët, njësoj nuk ka qenë fokus i rregullores ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike", theksoi ai.

kosova bqk

Lini një Përgjigje