
Serbët vijojnë të provokojnë trazira në Veri të Kosovës.
Në veri janë shpërndarë këto fletushka që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë.
Organizata e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit.
“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell) Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din. Udhëzim për bërjen e koktellit Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre. Kundërvënie e detyrueshme Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.
Kur Policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori.
“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to me vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, thonë nga Policia e Kosovës.


Lini një Përgjigje