
Në kuadër të Forumit të “Bledi”-t për Siguri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim dy palësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.
Kurti falenderoi Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga vitit 1999 e tutje, të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit Kurti foli për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe optimizmin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë. Kujtojmë se në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje.
Ai njoftoi kryeministrin Denkov edhe për progresin ekonomik dhe demokratik, arritjet kryesore të qeverisjes dhe reformat në fushën sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, të cilat janë identifikuar dhe vlerësuar gjerësisht në raporte të besueshme ndërkombëtare.
Kurti e ftoi gjithashtu edhe për një vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.
Lini një Përgjigje