Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviç, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulin është duke përgatitur një “sulm” të përgjakshme në veri të Kosovës.
Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.
“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.
Më tej ai ka thënë se ky konflikt i do të jetë në dobi të Listës Serbe.
“Të cilat janë të destinuara të kulmojnë këto ditë për të ruajtur dhe forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.
????????
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 22, 2023
I have information that the BIA,
by order of the Aleksandar Vulin, is preparing bloody conflicts within the Serbian community in the north ????????, which are destined to culminate these days
in order to preserve and strengthen the Serbian List, before the next local elections!
Ndërkohë nga ana tjetër eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përdorur shërbimet sekrete dhe Listën Serbe për të kryer kryengritje në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se ekziston përpjekje e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe, e që sipas tij këtë e kryen përmes Listës Serbe.
Serwer ka thënë se Vuçiçi ka përdorur Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kryer kryengritje të armatosur në veri të Kosovës.
“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t'i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës. Ne e pamë atë kombinim më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur”, ka deklaruar ai duke shtuar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë.
Serwer ka thënë se Vuçiçi që nga 24 shtatori është anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.
Lini një Përgjigje