
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Njoftimi është bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në njoftim nuk jepen shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Lini një Përgjigje