TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Dhjetor 2025, 18:03

“Njohja e Kosovës, shkelje e Kartës së OKB”/ Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi i përgjigjet Bërnabiçit: Mos u merrni me ne, edhe Vuçiç e ka pranuar

Shkruar nga Pamfleti
“Njohja e Kosovës, shkelje e Kartës së OKB”/
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviç

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila tha se njohja e Kosovës nga Mali i Zi ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara, por edhe respektin themelor ndaj Serbisë.

Pejoviç i bëri thirrje Bërnabiçit që të mos merret me Malin e Zi, në një kohë kur vetë presidenti serb Alkesandër Vuçiç e ka njohur në thelb Kosovën.

“Gjithçka për të cilën po shkruani ka ndodhur në kohën kur pikërisht Maroviç, si nënkryetar i DPS-it në pushtet, ndikonte në politikat shtetërore dhe në vendimmarrje. Me gjasë, ai ju ka obliguar me këtë, prandaj tani e mbroni dhe reagoni në mënyrë kaq të pakontrolluar kur, në kuadër të respektimit të sundimit të ligjit që ju e theksoni, tani kërkohet edhe dorëzimi i tij. Në fund të fundit, Kosovën ua ka njohur në thelb presidenti juaj, merruni me këtë, ndërsa nga ne pushoni pak”, ka shkruar Pejoviç në reagimin e tij.

kosovë mali i zi serbia

Lini një Përgjigje