TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Dhjetor 2023, 20:54

“Nuk na përçan Kurti”, kryetari i Komunës së Preshevës: Kishte parregullsi të shumta në zgjedhjet në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk na përçan Kurti”, kryetari i Komunës së

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se në zgjedhjet e mbajtura në Serbi ka pasur parregullsi të shumta. Sipas tij deputeti shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i shërben interesave të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ai foli edhe për bashkëpunimin që ka me Shqipërinë, ku sipas tij, janë disa projekte që janë planifikuar për t’u realizuar së bashku.

“Ne kemi pasur parregullsi në disa vendvotime nga pikërisht lista e Kurtit, por ato nuk ndikojnë në rezultat, pasi janë kontestuar. Në këtë drejtim ne i urojmë Kamberit për një mandat të dytë të Vuçiçit.

Ne vazhdojmë me luftën politike, ne nuk na sjell asgjë deputeti. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Ne e vazhdojmë atë punën që kemi filluar. Ne kemi axhendën tonë dhe vizionin tonë për këtë vend. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim.

Kemi një bashkëpunim edhe me Tiranën, kemi projekte që po i realizojmë sëbashku. Nëpërmjet investimit në shëndetësi, ekonomi, etj, këto janë punët tona. Deputeti e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën e Vuçiçit, por neve nuk na intereson asgjë”, tha Arifi në “Euronews”.

lugina preshevës albin kurti zgjedhjet në serbi

Lini një Përgjigje