TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2024, 14:24

Ndalimi i policëve të Kosovës, flet kryetarja e Kuvendit serb: Kanë cënuar rendin kushtetues

Shkruar nga Pamfleti

Ndalimi i policëve të Kosovës, flet kryetarja e Kuvendit serb:

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Bërnabiç arsyeton ndalimet duke thënë se kanë cënuar rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, tha ajo.

Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviç.

Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviç të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

kosova serbia

Lini një Përgjigje