TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2024, 14:10

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga Serbia, ambasadori Hovenier: Të lirohet shpejt!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga Serbia,

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me mbajten në paraburgim të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç në Serbi.

Hovenier gjatë fjalës së tij u shpreh se janë të shqetësuar. Më tej ai shtoi se ambasada e njeh mirë rolin që Jankoviç ka luajtur në Policinë e Kosovës dhe se e njohin mundin e tij për integrimin e komunitetit serb në polici.

“Jankoviç është i njohur mirë nga Ambasada Amerikane dhe shumë të tjerë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar. Ai është dikush që e njohim prej shumë vitesh, një serb etnik i Policisë së Kosovës që ka shpenzuar shumë energji dhe kohë në polici duke ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

Ai ka luajtur një rol të veçantë për të siguruar që ndjeshmëria e lidhur me komunitetin serb të jetë e adresuar nga Policia e Kosovës, si dhe ka luajtur rol për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovë, përfshirë edhe monastiret ortodokse. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të lirohet shpejt”, tha Hovenier para gazetarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla tha se Jankoviç është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë. Ai deklaroi se Jankoviç është dërguar në paraburgim nën akuzën prishje të rendit kushtetues.

kosove arrestim serbi

Lini një Përgjigje