TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Dhjetor 2023, 14:45

Municion, bomba tymuese e tela me gjemba, Policia e Kosovës sekuestron mjete të rrezikshme në veri të Mitrovicës

Shkruar nga Pamfleti

Municion, bomba tymuese e tela me gjemba, Policia e Kosovës sekuestron

Policia e Kosovës, ka sekuestruar në veri të Mitrovicës, mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj policisë duke rrezikuar jetën e oficerëve dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës ka sekuestruar mjetet e rrezikshme mëngjesin e sotëm dhe njoftoi se u gjetën në lagjen e boshnjakëve përballë shkollës së mesme teknike të cilat mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se municionet dhe bombat e gjetura sot janë të ngjashme me ato që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.

“Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë se Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë”, thuhet gjithashtu në njoftim.

 

Lini një Përgjigje