TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2023, 16:01

Mori përsipër organizimin e sulmit terrorist, Milan Radoiçiç merret në pyetje nga autoritetet serbe

Shkruar nga Pamfleti

Mori përsipër organizimin e sulmit terrorist, Milan

Ish nënkryetari i Listës Serbe dhe njëkohësisht udhëheqësi i dyshuar i sulmit të 24 shtatorit në qytetin e Banjskës, ku mbeti i vrarë 1 polic kosovar, Milan Radoiçi, është paraqitur tek autoritetet serbe ku dhe është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, rreth orës 10:00 Milan Radoiçi i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjska”, raporton media serbe Danas.

Lidhur me deklaratën e dhënë nga Radoiçiç, Ministria e Brendshme deklaron se në bazë të dëshmisë do të përpilohet një raport i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Pas dorëzimit të raportit, Danas njofton se Prokuroria më pas do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj.

Kujtojmë se ditën e djeshme Milan Radoiçi pranoi përfshirjen e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku me një letër paraqitur nga avokati i tij, mori përsipër të gjithë organizimin e sulmit duke tentuar që të fsheh përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë.

Lidhur me rastin pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, Serbia ka deklaruar se do të hetojë rastin, ndërsa mbetet për tu parë se si do të veprohet me kriminel Radoiçiç.

radoiçiç merret pyetje

Lini një Përgjigje