TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2023, 14:12

Kush e sponsorizoi aktin terrorist serb në veri? Ambasadori i SHBA-së paralajmëron: Do ta zbulojmë organizatorin e vërtetë!

Shkruar nga Pamfleti
Kush e sponsorizoi aktin terrorist serb në veri? Ambasadori i
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, mund të jenë disa struktura dhe një mbështetje jo e vogël.

Në një intervistë për BBC, Havonier theksoi se sasia e lartë dhe kalibri i jo i thjeshtë i armëve të gjetura tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiqit, nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Ndër të tjera, diplomati amerikan ka theksuar se SHBA në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës dhe jo vetëm, po punon për zbulimin e organizatorit të aktit terrorist serb në Zveçan.

Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, -deklaroi Hovenier.

Sulmi në Banjskëka ndodhur në natën mes 23 dhe 24 shtatorit, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radoiçiç nuk ka vepruar i vetëm, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit e ka mohuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin në Banjskë.

Sveçla ka thënë se në njërën prej dhjetëra makinave të kapura në Banjskë “janë gjetur materiale ruse”. Sipas tij, janë gjetur edhe dy motorë katër-rrotësh për terrene të vështira, prodhim i Rusisë.

Ka edhe informata të inteligjencës për përfshirjen e elementeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me Rusinë. Ne, në vazhdimësi, po punojmë në identifikimin e të gjithë këtyre terroristëve... Besoj se shumë shpejt, njësitë tona të specializuara të policisë së Kosovës, por edhe të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët tanë, do t’i identifikojnë. Ne jemi dëshmitarë se në Nish [të Serbisë] ka një qendër kinse humanitare ruse, e cila dihet botërisht se është qendër inteligjence, përmes së cilës ata përgjojnë të gjithë rajonin dhe në të cilën ka edhe ushtrime të ndryshme - qoftë për inteligjencë, qoftë për veprime në terren... dhe besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në këtë sulm”, ka thënë Sveçla.

ambasadori i shteteve të bashkuara në kosovë jeffrey hovenier

Lini një Përgjigje