TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Dhjetor 2023, 08:44

Misteri i vrasjes së Liridonës, Artan Hoxha tregon si po zbehet e vërteta e ngjarjes: Policia jep informacion të thatë!

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i vrasjes së Liridonës, Artan Hoxha tregon si po zbehet e
Liridona Ademaj dhe gazetari Artan Hoxha

Vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë për gazetarin Artan Hoxha është kthyer në materialin bazë të garës për klikime.

Është një temë të cilën ne e kemi larg dhe nuk duhet ta trajtojmë. E para ka ndodhur në Kosovë dhe e dyta se atje gjërat funksionojnë ndryshe.

Është një ngjarje që unë e kam ndjekur në vijimësi. Policia jep informacion të thatë dhe media fokusohet aty. Janë hedhur versione që nuk mbështeten askund. Si të priremi te fakti si të marrim ca klikime e shikime më shumë. Kjo ngjarje kaloi në rrjetet sociale, më pas redaksitë e lajmet dhe u krijuan panelet.

Deri mbrëmë familjarët e viktimës thoshin që ne nuk i kemi njoftuar akoma fëmijët. Në Kosovë kanë një model tjetër të raportuari, por fakti që kjo ngjarje mori vëmendje dhe marrja e ngjarjes nga mediat e Tiranës e bëri akoma më të komplikuar.”-tha Hoxha.

Sipas tij, ndjekja e ngjarjeve të kësaj natyre, të cilat kalojnë për ditë të tëra nën lupën e medias, zhvendosin vëmendjen nga problemet e mëdha.

"Unë mendoj që ata që kontrollojnë sistemin kanë kijuar një mekanizëm që të jetë i fokusuar pikërisht atje. Zakonisht kur jep lajmin i pari ke riskun edhe të dështimit. Por duke e përqendruar publikun te këto media të aktualiteti zhvendos vëmendjen nga probleme më të mëdha."-shtoi më tej gazetari.

liridona ademaj artan hoxha

Lini një Përgjigje