TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 21:25

Mes agresorëve të plagosur në veri edhe krimineli Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe ndodhet në spital

Shkruar nga Pamfleti
Mes agresorëve të plagosur në veri edhe krimineli Milan
Milan Radojiçiç,

Media boshnjake “Istraga” raporton se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, është në mesin e agresorëve të plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Milan Radojiçiç, i cili prej kohësh është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listë të zezë të Amerikës, ndodhet në Serbi dhe po trajtohet në spital, sipas medias “Istraga”.

Portali raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiçin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiç”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiç është mirë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi sot se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiçit.

Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që po ashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla para gazetarëve teksa ka prezentuar armatimin që u kap dje në veri.

Ndërsa "Indeksonline", raporton nga burime të saj se ai tashmë gjendet për trajtim në spitalin ushtarak në Beograd. Sipas të njëjtave burime, një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Milan Radojiçiç është një emër i njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Emri i tij është i lidhur me shumë ngjarje në veri të Mitrovicës e madje edhe me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic. Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si “babai i urës së Ibrit”. Ishte ky i fundit që vendoste për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Lini një Përgjigje