TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 20:08

Situatë e qetë në Veri, policia e Kosovës ende në kërkim të agresorëve

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e qetë në Veri, policia e Kosovës ende në

Një ditë pas ngjarjeve të djeshme ku policia e Kosovës u sulmua nga grupet terroriste serbe, me të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar, situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit sot është e qetë dhe pa tensione.

Një automjet i blinduar me policë është duke qëndruar tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës, aty ku u zhvilluan sulmet të dielën, ndërsa askush nuk po lejohet të lëvizë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe gazetarët.

Mësohet se operacionet e policisë në kërkim të terroristëve në këtë zonë po vazhdojnë, raporton KosovaPress.

Automjetet e EULEX-it, sikur edhe ato të Policisë së Kosovës, e nganjëherë edhe të KFOR-it, janë duke e frekuentuar vazhdimisht këtë pjesë të veriut të vendit, ndërsa gjatë ditës është vërejtur edhe një helikopter i KFOR, duke vëzhguar situatën nga ajri.

Ndërkaq, burime për KosovaPress-it bëjnë të ditur se policia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e plotë brenda manastirit, kështu që dyshohet se aty mund të ketë akoma dikush nga terroristët, qoftë të plagosur apo edhe të vrarë.

Sipas këtyre burimeve, rreth një kilometër në zonën përreth manastirit, sot është gjetur po ashtu një automjet i braktisur dhe pa targa, në të cilin kishte përplot armatim të prodhimit serb.

Policia e Kosovës gjatë një konference për media, ka prezantuar arsenal armësh e pajisjesh të tjera, përfshirë automjete të kamufluara të KFOR, uniforma, harta, monedha eurosh, ushqime e medikamente dhe shumë pajisje të tjera ushtarake, që mbante grupi i armatosur në fshatin Banjskë.

veri policia kosove

Lini një Përgjigje