Rreth 200 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë përfitojnë nga marrëveshja e lëvizjes së lirë në zonat ndërkufitare mes dy shteteve.
Marrëveshja ka hyrë në fuqi sot, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kjo marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror.
Marrëveshja vlen vetëm për ata qytetarë që jetojnë brenda 30 kilometrash nga vija kufitare mes dy vendeve.
"Mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri
Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.
Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.
Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.", njofton Kurti.
Lini një Përgjigje