TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Prill 2023, 18:32

Sulmi ndaj gazetarit Syla, reagon Zveçla: Kemi identifikuar agresorët

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj gazetarit Syla, reagon Zveçla: Kemi identifikuar

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një ditë pas sulmit fizik të gazetarit Valon Syla, policia ka arritur t’i identifikojë agresorët. Gazetari u sulmua fizikisht nga 3 persona.

Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, tha ai.

Më tej ai theksoi se sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm.

Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme”, u shpreh ministri.

Në fund Sveçla tha se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme.

zvecla valon syla dhune

Lini një Përgjigje