
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar sot pas kaosit në veri të Kosovës. Në Twitter, ai u shpreh se mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë.
Kurti bën me dije se ka pasur një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku ka dënuar sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve.
“Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”, shkruan Kurti.
“Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka vijuar ai.
Lini një Përgjigje