TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Nëntor 2025, 08:36

Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani mbledh partitë parlamentare; pritet të caktohet data e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani mbledh partitë

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur një takim të përbashkët konsultativ me partitë politike parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Takimi vjen pas dështimit për formimin e Qeverisë.

Takimi pritet të mbahet në orën 10:30, ndërsa përfaqësues të LVV, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë kryetari Ramush Haradinaj.

“Po kemi pranuar ftesën, në takim do të marrë pjesë kryetari Haradinaj”, tha Xhemaili.

Nga partitë e tjera në këtë takim prezent, do të jenë Lumir Abdixhiku nga LDK, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Ky zhvillim vjen pas seancës së djeshmenë Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.

Lini një Përgjigje